Meghan Trainor do të performojë në Billboard Music Awards

Këngëtarja 22-vjecare Meghan Trainor do të performojë në Billboard Music Awards.
Trainor do të këndojë hitin e saj “No” më 22 Maj në atë që mund të quhet nata më e rëndësishme muzikore e vitit.
Kështu ajo i bashkohet emrave të tjerë që do të performojnë atë mbrëmje si Rihanna, Ariana Grande, Justin Bieber, Gwen Stefani dhe Blake Shelton, Céline Dion, DNCE, Britney Spears, Pink, Demi Lovato, Shawn Mendes e shumë të tjerë.
Prezantuesit e spektaklit do të jenë Ludacris dhe Ciara.
Ndërkohë nominimet e mbrëmjes janë shpalur një muaj më parë, ku  The Weeknd ka plot 16 nominime pasuar nga Justin Bieber me 11 dhe Drake dhe Fetty Wapp me nga 10 nominime secili.
Adele nuk mbetet prapa si pretende kryesore e shumë prej cmimeve që do të ndahen atë mbrëmje.

Advertisement