Pasi kaloi në overdozë dhe muaj të tërë në terapi, duket se këngëtarja Demi Lovato është gati për t’ju kthyer punës!

Këngëtarja 26 vjeçare postoi në Instagram një foto ku bën me dije se ajo tashmë do të menaxhohet nga Scooter Braun.

Njerëz. Ëndrrat u realizuan sot për mua. Unë zyrtarisht kam një menaxher të ri. Dhe jo vetëm ndonjë menaxher por të vetmin Scooter Braun. Nuk mund të jem më e lumtur se kaq, e frymëzuar dhe e emocionuar për të filluar një kapitull të ri me ty Scooter. Faleminderit që besove tek unë,” shkruan Demi.

Më parë Demi ka qënë nën menaxhimin e Philymack, i cili gjithashtu kishte nën menaxhim vëllezërit Jonas.

Ndërsa Scooter nga ana tjetër, është shumë i njohur në botën e showbizit pasi klientët e tij aktual janë Justin Bieber, Ariana Grande dhe Kanye West./News.al

/News31/