Një histori që kapërceu kufijtë, filmi “Dua” triumfon në festivalin e Selanikut.

Tuesday, November 17, 2026

Filmi “Dua”, me regji të Blerta Bashollit, ka shënuar një tjetër sukses në arenën ndërkombëtare, duke u shpallur fitues i çmimit “Golden Alexander – Michel Demopoulos” për filmin më të mirë artistik në kategorinë “Meet the Neighbors+”, në edicionin e 67-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Selanik.

Ky vlerësim i rëndësishëm i shtohet rrugëtimit ndërkombëtar të produksionit, i cili trajton përmes një historie personale dhe të ndjerë përvojën e fëmijërisë në Kosovën e viteve që i paraprinë luftës.

Anëtarët e jurisë vlerësuan mënyrën autentike se si filmi përcjell emocionet dhe pasqyron një periudhë vendimtare të historisë së Kosovës, përmes këndvështrimit të një vajze të re.

Në motivacionin e tyre, ata u ndalën te historia e Duas, një vajzë 13-vjeçare që përpiqet të kuptojë veten dhe të gjejë identitetin e saj në Prishtinën e fundit të viteve 1990, ndërsa përjeton ndryshimet e adoleshencës dhe njëkohësisht ndjen afrimin e luftës.

Juria vuri në dukje zgjedhjen regjisoriale të Blerta Bashollit për ta mbajtur kamerën pranë personazhit kryesor, duke përcjellë përmes shprehjeve të fytyrës së saj, pasiguritë dhe emocionet e një vajze që po përballet me ndryshime të mëdha.

“Juria vlerësoi ndershmërinë dhe humanizmin e asaj zgjedhjeje, si dhe përmbajtjen me të cilën Blerta tregon historinë e saj”, thuhet në komunikatën për shtyp të shpërndarë nga krijuesit e filmit.

RELATED ARTICLES
Advertisement
DIGICOM