Historia e Orieta Kristo, sipërmarrëses shqiptare në SHBA që u shpërblye me çmimin e rëndësishëm

“NRG Radio” solli në vëmendje një histori suksesi mjaft interesante të një vajze shqiptare që jeton në Amerikë, nëpërmjet një bisede telefonike. Pjesë e biznesit privat të ngritur nga vetë ajo prej pak kohësh, Orieta Kristo ka arritur të fitojë çmimin “40 under 40”.

Advertisement

Ky çmim shkon për 40 individë deri në moshën 40 vjeç, të cilët përzgjidhen në bazë të disa kritereve. Zakonisht, të përgjedhurit duhet të kenë shpërfaqur aftësitë e tyre në një punë shteti apo sipërmarrjet që kanë themeluar. Pas një eksperience relativisht të gjatë në një kompani prestigjoze, Orieta ka marrë iniciativën për të ngritur agjencinë e saj të sigurimeve. ‘Horizon Insurance’ ka ardhur në ndihmë të shumë shqiptarëve që jetojnë në Amerikë, më konkretisht në shtetin e Masaçusetsit.

Por, cila është arritja e marrjes përsipër për themelin e asgjencisë?

 

Orieta bën të ditur se në SHBA, një biznes i tillë zakonisht trashëgohet brez pas brezi ose numëron dekada nga koha e ngritjes së kompanisë. Duke e theksuar se sfidat kanë qenë të shumta gjatë këtij rrugëtimi, ia ka dalë të realizojë planin e saj, duke bërë pjesë të stafit shumë vajza shqiptare. Mama e dy djemve, Orieta u shpreh se ndihet shumë e lumtur që ka arritur të marrë një vlerësim të tillë.

Një iniciativë sa e mirëmenduar, aq dhe e guximshme!

/News31.al/