You&Me/ Fifi reagon për herë të parë pas ofendimeve

Në morinë e diss-eve që kanë përfshirë Taynan, Rinën dhe Fifin, si dhe lajmet e shumta nëpër portale lidhur me këto sherre, Ana Lika komentoi për këtë të fundit.

Fifi dhe Tayna

Komentet arritën në atë pikë sa mund të quheshin dhe fyese.

“Kjo është si balenë si fuçi uthulle. Kjo s’ka as stil. Këngëtare, repon, ka kënduar në disa produksione. Fifi le të themi se zihet kot me njerëzit sepse njerëzit nuk e llogarisin. Del Tayna bën këngë për qejfin e vetë del kjo shan gocën e botës ndërkohë që ajo nuk e llogarit fare. Kam dëgjuar pa dashje një intervistë, nuk është se futem dhe kontrolloj Fifin, s’më intereson fare. Kjo i thoshte kësaj këngëtares tjetër: më pëlqejnë këngët e tua por duhet të kesh disa vite karrierë”, është shprehur Ana.

Ana Lika

Lidhur me këtë, në një linjë telefonike me Julkën në emisionin You&Me në radion ENERGY, Fifi foli hapur dhe komentoi fjalët e Likës me një shprehje kosovare.

“Unë çfarë kam dashur të arrij, e kam arritur. Jam munduar të punoj dhe të qëndroj larg problemeve, jam munduar të ndërtoj një tjetër imazh për veten time. Më pas dalin disa njerëz që duan ta fëlliqin, por prapë se prapë nuk është gjë që më takon mua”, u shpreh këngëtarja.

Julka e pyeti nëse kishte pasur më parë ndonjë konflikt mes vajzave, por Fifi e mohoi duke shtuar se ishte vetë Ana që e përgëzoi për këngën “Zhurmë” e “Këngës Magjike” një vit më parë.

“A e di çfarë?”, vazhdoi Fifi duke iu referuar komenteve për fizikun e saj, “Ajo ka dhënë mendimin e vet, unë realisht e shëndoshë jam, nuk është se e mohoj, por një gjë është e vërtetë, që kilet e mia janë të miat, as po ia prekin xhepin dikujt kur ha bukë (qesh). Pra të gjitha që janë kapur me mua, janë kapur prej peshës sepse nuk kanë gjë tjetër me se të kapen”.

Duke lënë pas këtë “rrëmujë”, Fifi iu kthye pozitivitetit (pra muzikës) dhe zbuloi se është duke përgatitur dy projekte, njëra prej të cilave do të jetë pjesë e “Këngës Magjike”.

Duke besuar se po përgatit veç projekte të mira, ajo kërkon të lerë gjurmë tek njerëzit vetëm me muzikën dhe artin e saj.

Ah po, sa i përket sherreve dhe disse-ve që shpesh portalet i eksagjerojnë, Fifi kërkon gjithashtu se gazetaret duhet të jenë më të kujdeseshëm dhe më të vetëdijshëm sidomos kur i prekin njerëzit më keq se emocionalisht vetëm e vetëm për të bërë lajme.