Lëvizja studentore “March for Our Lives”, nisi fillimisht nga nxënësit e shkollës së mesme në Florida ku humbën jetën 17 të rinj muajin e kaluar.

Advertisement

Kjo lëvizje ka si synim të ndërgjegjësojë qeverinë amerikane për të forcuar ligjet mbi mbajten e armëve.

Ditën e djeshme mijra protestues në shumë vende të botës iu bashkuan kësaj nisme dhe përveç personazheve të famshëm ndërkombëtarë, nuk munguan as tre këngëtaret shqiptare, Rita Ora, Dua Lipa dhe Bebe Rexha.

Rita performoi në mesin e disa prej yjeve të shumtë në demonstratën e Los Angeles, e cila gjithashtu kishte pjesëmarrjen e Kim Kardashian, Hailey Baldwin, Amy Schumer, Maria Shriver dhe Yara Shahidi.

Bebe Rexha performoi në koncertin që do të mblidhte fonde kundë përdorimit të armëve në Washington D.C.

Dua Lipa nga ana tjetër nuk mund të ishte në vendngjarje, por ka përkrahur marshin përmes një mesazhi të publikuar në llogarinë personale të Instagramit.

Këngëtarja shqiptare ka bërë thirrje që të mbrohen fëmijët dhe të ndalohet dhuna.

“E trishtuar që jam në anën tjetër të botës kur kjo është duke ndodhur, por shumë e lumtur që shoh kaq shumë njerëz që janë mbledhur dhe qëndrojnë për atë çka besojnë. Duhet t’i vjen fundi dhunës me armë dhe kolektivisht duhet të sigurohemi për këtë. Le të mbrojmë fëmijët, të mbrojmë të ardhmen tonë”, ka Lipa, që momentalisht është në Australi.

Madje edhe kënga e saj “New Rules” ka frymëzuar protestuesit të shkruajnë në pankarta “rregullat e reja” për përdorimin e armëve.