Rita, Bebe, Cardi B dhe Charli XCX zbulojnë biseksualitetin me “Girls” (Video)

Rita Ora, Bebe Rexha, Cardi B dhe Charli XCX, kanë njoftuar prej kohësh se po përgatisnin një projekt muzikor të katërta, të titulluar “Girls” dhe fansat me zor po e prisnin.

Më në fund pritjes i ka ardhur fundi pasi kënga është publikuar në Spotify, Apple Music dhe iTunes Store, por pa videoklip. Ndërkohë, kënga është publikuar dhe ne Youtube, por mesa duket nuk është publikuar nga vetë këngëtaret, por nga fansat.

Advertisement

Nga titulli menduam se teksti do përmbante nota të forta të forcës së vajzave po në një farë mënyre rezultoi ndryshe, pasi teksti flet për eksplorimin e seksualitetit të vajzave ose më saktë biseksualitetin.

Rita Ora është artistja kryesore e kengës, por kombinuar me zërat e vajzave të tjera krijojnë një këngë shumë të bukur pop. Megjithatë kënga na duket sikur është frymëzuar pak nga teksti i Katy Perryt (ju kujtohet I kissed a girl?). Në fakt në një intervistë vetë Ora ka thënë se është frymëzuar nga hiti i famshëm i Augileres në bashkëpunim me Lil Kim, Pink dhe Mya “Lady Marmalade”.

Sido që të jetë, këtë herë vajzat kanë dhënë një mesazh konkret: askush prej nesh nuk duhet të ketë frikë të shfaqë vetveten ashtu siç është!

https://ritaora.lnk.to/girls

https://itunes.apple.com/gb/album/girls-feat-cardi-b-bebe-rexha-charli-xcx-single/1380718853?app=music