Del lista, zbuloni kur do të performojnë Eugenti, Eleni dhe Ermali në finalen e “Eurovison”

Ky edicion i Eurovision është padyshim më emocionuesi për të gjithë shqiptarët, pasi për herë të parë marrin pjesë tre shqiptarë në një spektakël të këtij lloji.

Dhe pse Ermal Meta përfaqëson Italinë dhe Eleni Foureira Qipron, shqiptarët duken më të bashkuar se kurrë në mbështetje të të tre artistëve shqiptar, por sigurisht që në veçanti mbështetet përfaqësuesi i Shqipërisë Eugent Bushpepa.

Finalja e madhe do të mbahet të shtunën më 12 maj në Lisbonë të Portugalisë dhe në faqen zyrtare të Eurovizionit ka dalë lista e radhës që do të kenë konkurentët mbrëmjen e nesërme.

Eugent Bushpepa me këngë “Mall” do të jetë i 12-i në rradhë, ndërkohë që Eleni do të jetë e 25-a e do të pasohet nga Ermal Meta që do të këndojë i 26-i, pra i fundit që do të mbyllë garën.