Edhe këtë vit, në skenën e “Grammy” do të mblidhen emra të njohur nga bota e muzikës.
Është konfirmuar tashmë se tri këngëtare shqiptare që marrin pjesë janë Dua Lipa, Rita Ora dhe Bebe Rexha.
Por, përveç tyre edhe një tjetër shqiptare do të jetë prezente në edicionin e 60-të të këtij eventi.
Bëhet fjalë për Bleona Qeretin, e cila mbrëmjen e djeshme ka qenë pjesë e festës që i paraprin ceremonisë, e veshur me një fustan të shkurtër me ngjyrë të kuqe.