Marrëdhënia e nderë mes Dukeshës Meghan Markle dhe babait të saj Thomas Markle ka bërë që ky i fundit të shpallet i padëshiruar nga familja mbretërore. Gjithashtu përmes një letre vajza e tij është shprehur se për gjithçka që ka ndodhur ka vendosur të ndërpresë marrëdhëniet me të. Kjo ka qenë arsyeja përse ai, ndryshe nga ish-partnerja e tij Doria, e cila ka qenë e pranishme për lindjen e së bijës, të mos ishte i ftuar në Londër.
Mirëpo sipas “The Sun” pas lindjes së nipit të tij ai është shprehur: “Jam shumë i lumtur që dëgjoj se nëna e re dhe fëmija janë mirë. Jam shumë krenar që nipi im është një pjestar i monarkëve britanikë dhe jam i sigurtë që do të rritet për ti shërbyer në mënyrën e duhur kurorës dhe qytetarëve anglezë, me dinjitet, përulësi dhe nder. Zoti e bekoftë fëmijën dhe i uroj një jetë të shëndetshme me lumturi, dhe urimet më të mira për vajzën time të mrekullueshme, dukeshën Meghan dhe Princin Harry!”,-përfundon Markle.
Nuk dihet nëse kjo deklaratë do të bëjë dukeshën të rimendojë vendimin e saj, që ai të ketë mundësi të takojë si të bijën ashtu edhe nipin e porsalindur.
/Opinion/