Ardhja në jetë e fëmijës së tretë të Kim dhe Kanye, ditët e fundit u kthye në temën kryesore të mediave rozë.

Duke qenë se kurioziteti për të parë vajzën e vogël është goxha i madh, çiftit të njohur i kanë ofruar me miliona dollarë për të publikuar fotot e fëmijës së tyre, por ata i kanë refuzuar të gjitha ofertat. Burime brenda familjes thanë se disa revista dhe gazeta kanë filluar me ofertat shumë muaj më parë dhe kryesisht varionin nga  2-5 milion dollarë e lart. Por Kim dhe Kanye janë të bindur të mos e pranojnë asnjërën prej tyre.

Advertisement