Nëse doni të bëheni si Rihanna, ndiqni këshillën e saj

Të jesh si RiRi nuk është e thjeshtë, por jo e pamundur.

Ajo është vetëm 30-vjeç dhe është e suksesshme jo vetëm në muzikë, por si aktore, dizenjuese rrobash, sipërmarrëse dhe humanitare. Shumë aktivitete, saqë të gjithë në jo pak raste kemi menduar nëse Rihanna ka kohë apo jo të flejë.

Advertisement

Gjatë kësaj jave Rihanna mbajti ballon e përvitshme “Diamod Ball”, e cila është komentuar në të gjithë botën. Teksa kalonte në tapetin e kuq, u pyet nga E! News se c’këshillë do t’i jepte vetes adoleshente nëse do të mundte. Në vend që të jepte ndonjë udhëzim klishe të tipit “ndiq zemrën”, Rihanna qëndroi te baziket.

“Fli,” u përgjigj menjëherë. “Sepse s’do të flesh dot më në të njëzetat apo tridhjetat, kështu si nisën të tridhjetat e mia…”

Edhe pse ka qenë vërtet shumë e zënë, Rihanna s’do të donte asgjë më pak. “Jeta ime ka qenë stresuese këto kohë, por kështu më pëlqen,” shtoi ajo. “Dua të bëj gjëra. Mërzitem në të kundërt, prandaj e mbaj veten me punë.”

Java e shkuar ka qenë veçanërisht e ngarkuar për Rihanna-n, pasi mbajti sfilatën e Savage x Fenty në Javën e Modës në New York, organizoi Diamond Ball dhe festoi një vjetorin e Fenty Beauty.