Slick Woods, modelja e preferuar e Rihanna-s ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë… menjëherë pasi ka sfiluar për “Savage x Fenty”, linja e të brendshmeve të RiRi-t të prezantuar në Javën e Modës në New York.
Sipas TMZ, 22-vjeçarja ka kërkuar ndihmën e stafit mjekësor pas shfaqjes dhe është shoqëruar më pas për në spital ku ka sjellë në jetë djalin e saj, Saphir.
Woods dhe partneri i saj (gjithashtu model) Adonis Bosso e bënë publik lajmin se do bëheshin prindër në muajin mars.