Dua Lipa dhe i dashuri i saj Isaac Carew kanë mbërritur në Prishtinë për festivalin “Sunny Hill”.
Këngëtarja ka ndarë foto nga avioni privat më të cilin ka udhëtuar drejt Prishtinës e shoqëruar edhe nga i dashuri i saj. Edhe Isaac ka ndarë foto nga Prishina, ku mes komenteve të shumta, një prej tyre i ka tërhequr vëmendjen dhe nuk ka rezistuar dot pa i kthyer përgjigje.
Një komentuese serbe i shkruan atij “Mirë se vjen në Serbi”, ndërsa i dashuri i Duas kishte përgjigje epike, ku shkroi:
“Gjeografia nuk është pika jote më e fortë apo jo?”.