Meghan Markle gatoi dhe shkroi një libër me receta për bamirësi

Dukesha e Sussex di të gatuajë dhe e bën me shumë dashuri!

Vetëm pak orë më parë Kensington Palace ka bërë me dije se dukesha është bashkëautore e një libri gatimi ( Together: Our Community Cookbook) që ka qëllime bamirësie, së bashku me disa gra të prekura nga zjarri i vitit 2017 në Londër në Grenfell Tower.

Advertisement

Ky është projekti i saj i parë solo, ku siç sqaron Kensington Palace, vjen në ndihmë të një grup grash që mblidhen në një kuzhinë në Al Manaar Centre, ku gatuajnë ushqime për familjet, miqtë dhe fqinjët.

Dukesha i vizitoi në janar për herë të parë, por ka vazhduar të bëjë vizita private dhe ka gatuar me komunitetin. Ndërsa kuzhina tanimë quhet Hubb Community Kitchen (kuzhina e komunitetit Hubb-që në arabisht do të thotë “dashuri”).