Pas ndarjes nga Travis Scott, Kylie Jenner është zyrtarisht një beqare e lakmuar nga miliona njerëz por duket se ylli i reality show-t nuk ka ndërmend t’iu ndahet reperëve.
22-vjeçarja është parë shumë pranë Drake në ditëlindjen e këtij të fundit.
Burime për “Us Weekly” thanë se ajo kaloi shumicën e kohës pranë Drake dhe miqve të tij dhe dukej se kishin tërheqjeje ndaj njëri-tjetrit. Sipas të njëjtave burime ata shkëmbyen vazhdimisht batuta dhe shfaqeshin të qeshur dhe të veçuar nga pjesa tjetër e njerëzve.
Sipas mediave të huaja një romancë Drake-Kylie është duke ardhur, megjithëse ka pak gjasa që lidhja e tyre do të ketë bekimin e familjes duke pasur parasysh zënkat mes Drake dhe Kanye West, bashkëshorti i së motrës, Kim Kardashian.
Dhe sipas “Elle” pikërisht kjo pritet të jetë “drama e re” e familjes më të përfolur në botë, e cila nuk ndalon së surprizuari asnjëherë.
/Opinion.al/