4 fuqi që i kanë vetëm njerëzit që janë single

Modelet e marrëdhënieve kanë ndryshuar: vajzat nuk e presin më princin e kaltër me kalë dhe meshkujt nuk vendosin lehtë në ditët e sotme. Gjithnjë e më shumë, njerëzit vendosin të qëndrojnë beqarë dhe janë të lumtur me këtë status. Psikologët thonë se nuk janë gabim: të qenit beqar mund të sjellë përfitime të shumta nga një shëndet më i mirë deri tek përmbushja në jetë.

Qëndrimi vetëm mund të jetë zhgënjyes për disa njerëz, mirëpo personat beqarë kanë fuqi sekrete që i ndihmojnë ata ta shijojnë edhe këtë fazë të jetës:

Beqarët përjetojnë emocione negative më rrallë

Beqarët mjaftohen me veten: ata nuk kanë një person ku të mbështeten, prandaj i zgjidhin vetë problemet që kanë. Kjo cilësi kontribuon në nivelin e tyre të lumturisë: psikologët besojnë se njerëzit beqarë kanë një ndjenjë më të fortë identiteti dhe më pak gjasa që të përjetojnë emocione negative.

Ata gjejnë mundësi të reja kudo

Beqarët nuk janë vendosur, kështu që ata janë më mendjehapur dhe nuk janë të lidhur në një vend. Ata kanë më shumë gjasa të udhëtojnë botën dhe të përfshihen në përvoja të reja. Beqarët tregojnë nivele më të larta të krijimtarisë dhe kanë kohë të përqëndrohen në rritjen e tyre personale. Kështu që ata nuk shohin kufij për zhvillimin e tyre personal dhe rrallë mbeten mbrapa kur bëhet fjalë për mundësi të reja. Ata e dinë se është më mirë të gjejnë veten e tyre teksa janë beqarë, kështu që nëse vendosin të hyjnë në një lidhje romantike, do të kenë shumë për të sjellë në tryezë.

E duan shumë veten

Të jesh beqar nuk do të thotë që je i vetmuar. Disa njerëz kanë treguar se kalimi i kohës vetëm i ka ndihmuar të kuptojnë se kush janë vërtet dhe në fund e kanë dashur veten më shumë. Kjo i ka bërë ata të jenë më komod me veten dhe të jenë më të lumtur.

Ata janë të suksesshëm në karrierën e tyre

Beqaret kanë më shumë kohë dhe energji për t’u përqendruar në ndërtimin e një karriere të suksesshme. Ata gjithashtu kanë më shumë gjasa të marrin pjesë në organizata të ndryshme sociale, si shoqëritë profesionale dhe të bëjnë punë bamirësie. Shoqërizimi i ndihmon ata të krijojnë lidhje të shumta sociale dhe hap mundësi të reja për rritje profesionale. Ata gjithashtu fitojnë aftësi të reja që kontribuojnë në rritjen e tyre profesionale.

/RevistaClass/