Kylie Jenner, që është fshehur për kaq kohë nga kamerat, befas doli krah motrave të saj në një foto familjare, të gjitha të veshura me të brendshme për firmën Calvin Klein.

Por mos u entuziasmoni ende… Kourtney, Kim, Khloe, Kendall dhe 20-vjeçarja e përfolur si shtatzënë janë në foto, por ndërsa të gjitha kanë ekspozuar barkun, Kylie është e mbuluar dhe ka ekspozuar vetëm gjoksin, veshur me reçipetat Calvin Klein.

Advertisement

Kujtojmë se Kylie nuk ishte në fotot familjare të Krishtlindjeve, dhe fansat donin të dinin me ngulm ç’bëhej me të. Asnjë foto në publik, përveç një fotoje paparazzi e shkrepur në tetor ku shfaqet me barkun e rrumbullakosur. Megjithatë mediat e huaja shkruajnë me bindje se Jenner është në pritje të një vajze që do të lindë në mars, fryt i dashurisë me reperin Travis Scott.

Ndërkohë shijoni kë set fotografik të realizuar për fushatën publicitare “Our Family” nga Calvin Klein dhe Raf Simons…