Bashkëshortja e Lorikut nuk është nga ato femra që postojnë gjithçka rreth familjes në Instagram.

Kohën me familjen ajo ka vendosur ta shijojë në realitet dhe dashurinë për ta, rrallë e shpreh publikisht.

Advertisement

Megjithatë largësia e Lorikut, i cili ndodhet në Amerikë gjatë këtyre ditëve, ka ndikuar dhe te Monica.

Këtë herë ajo ka “thyer rregullat” e saj duke ndarë një foto të atyre të dyve, i ka shtuar ca zemra dhe ka shprehur që mezi po e pret bashkëshortin duke numëruar mbrapsht ditët.

“Më mungon dashuria ime”, shkruan ajo në Instastory duke treguar që duhet dhe një ditë deri në kthimin e tij. Eh, dashuria…

Megjithatë pritja për të përfundoi pasi Lorik është kthyer në Shqipëri dhe këtë e tregojnë postimet e tij në Instastory se si është mirëpritur. Sa bukur kështu!