Ashtu siç u bë publike edhe nga mediat ndërkombëtare, Will do të këndojë himin zyrtar të Kupës së Botës 2018 në Rusi, me yllin e reggaeton-it të Kolumbisë, Nicky Jam, producentin DJ Diplo dhe këngëtaren Era Istrefi.

Teksa të gjithë u gëzuam për lajmin e mësipërim, ka qenë pikërisht Will Smith, i cili ndoshta ka zbuluar dhe titullin e këngës ose moton e këtij kampionati me një postim në Instagram duke shkruar: “One Life to Live. Live it Up”.

Advertisement

 Ylli holliwood-ian ka bërë dhe tag Era Istrefin në postimin e tij.

Kënga pritet të publikohet të premtën, më 25 Maj ndërsa kanë nisur xhirimet e klipit. Mezi po e presim!