Jennifer Lopez në punë për muzikë të re

Jennifer Lopez postoi një selfie në Instagram, ku duket qartazi se është në studion e regjitrimit së bashku me  Ryan Tedder, producent dhe lider i OneRepublic.

I vetmi detaj që mund të kuptojmë është ai që ka shkruar vetë artistja:“Muzikë e re tek qoshja!”

Advertisement

 

Ryan Tedder garanton sukses. Për të gjithë ju që nuk e dini ai jo vetëm që është zëri i OneRepublic, por është edhe një producent shume i kërkuar. Ai ka punuar me yje si:Madonna, Adele, Ed Sheeran, Rihanna e  shumë të tjerë.

Përsa i takon  Jennifer Lopez, albumi i saj i fundit ka qenë ai  i para 6 viteve. Ishte viti 20154 kur u publikua “A.K.A.”. Pas tij ajo ka marrë pjesë në bashkëpunime të ndryshme si psh “Dinero” realizuar së bashku me Cardi B dhe Dj Khaled.