“Wild, wild, wild wild, wild, wild thoughts”…

Rihanna është duke zmadhuar perandorinë e saj në fushën e modës, duke shtuar këtë herë një linjë të të brendshmeve me TechStyle Fashion Group.

Advertisement

Sipas WWD, koleksioni ka një vit që është duke u punuar dhe TechStyle tashmë ka realizuar të brendshmet e para nga kjo linjë.

Ndërkohë, Rihanna vetëm sa po e zgjeron listën e saj të bizneseve, përfshirë Fenty x Puma dhe Fenty Beauty. Linja e saj e makeup-it është bërë e suksesshme dhe është në rrugë të mirë që të tejkalojë Kylie Jennerin dhe Kim Kardashianin.

Po ashtu, koleksioni i ri pranverë verë nga Fenty x Puma për vitin 2018 do të dalë në treg më 15 mars.