Për mbretin e Rock’N’Rollit dhe ikonën e muzikës botërore, Elvis Presley, do të vijë së shpejti dokumentari që prisnim prej kohësh “The Searcher”.

Regjinë e këtij realizimi e ka bërë Thom Zimny. Ndërsa, i ndarë në dy episode, do të transmetohet nga HBO nga data 14 prill.

Advertisement

The Searcher zgjat tre orë dhe në të përfshin intervista nga Priscilla Presley, Bruce Springsteen, Emmylou Harris dhe Tom Petty. Filmi do të ketë edhe një pjesë muzikore të krijuar posaçërisht nga muzikanti i Pearl Jam, Mike McCready.

Ndiqni trailer-in më poshtë: