Një romancë e re për Emma Watson? (Foto)

Thjesht thashetheme që shpresojmë të jenë të vërteta…

Po flitet se Emma Watson, ndryshe Hermione Granger, dhe Chord Overstreet, ndryshe  Sam Evans i Glee, mund të jenë në një lidhje (ose thjesht dy miq të rinj). Ndërsa nuk ka  asnjë konfirmim të këtyre të dy, disa të dhëna kanë qarkulluar muajit të fundit se mund të kenë diçka romantike … ose të jenë miq të paktën.

Advertisement

Në videon më poshtë, pas festës së “Vanity Fair Oscar”, aktorja 27-vjeçare ishte filmuar duke u larguar me Evans, por jo të kapur për dore…

Kjo nuk është hera e parë që janë parë bashkë, hidhini një sy fotos së shkrepur më 9 shkurt, kur ata ndodheshin në një bar në LA, duken kaq të afërt…