Gaga gjyqtare në X-Factor?

Lady GaGa mund të jetë gjyqtare në edicionin e ardhshëm të X Factor-it amerikan. Miss Germanotta për momentin po pushon pas ndërhyrjes së realizuar në ijen e djathtë për shkak të një infeksioni serioz. Ka qenë kjo ndërhyrje që ka çuar edhe në anullimin e etapave të fundit të “The Born This Way Ball Tour”. Mësohet se Simon Cowell është shumë i interesuar që t’a bëjë artisten pjesë të spektaklit të talenteve që ai ka krijuar. Ky do të ishte një rast i përkryer duke qenë se Gaga-s do t’i duhet të qëndrojë larg skenës për ca kohë e ndërkohë në jurinë e X-Factor ka dy vende bosh prej largimit të Britney Spears dhe L.A. Reid. Gyqtarja e mbetur në këtë spektakël Demi Lovato, është shprehur tejet e lumtur nëse Joanne Angelina Germanotta do të ishte kolegia e saj në panelin e gjykimit: “Do t’a adhuroja t’a shihja Lady Gaga-n në panel, por për momentin nuk dihet ende nëse një gjë e tillë do të realizohet apo jo”. Mendoni se artistja do t’i jepte një kontribut pozitiv transmetimit dhe nga ana tjetër a mendoni se një artiste si ajo do të pranonte të ishte “thjesht” një gjyqtare në X-Factor USA?

Advertisement