Sold Out në 12 minuta

8 mijë fansat e Beyoncè Knowles kanë blerë të gjitha biletat për koncertet e saj në Britani në vetëm 12 minuta. Biletat filluan të shiteshin në orën 9:30 dhe kishin mbaruar kur ora shënonte 9:42. Kështu fansat që kanë humbur këtë rast nuk kanë më asnjë shpresë për të parë idhullin e tyre të performojë live pasi nuk ka më asnjë biletë për etapat britanike të MRS. CARTER SHOW, turneu botëror që Beyoncè do të nisë në mes të muajit Prill. Ndërkohë për ne që jetojmë në Shqipëri mundësia më e afërt për t’a parë divën është e vetmja date, ajo e 18 Majit në Forum di Assago të Milanos. Për momentin ju lëmë të shijoni Beyoncè teksa mbretëron në spotin promocional për shitjen e biletave në Angli… E kush nuk do t’a donte një mbretëreshë si kjo…

[youtube=http://youtu.be/VNOEM8hSM5o&showinfo=0&rel=0]

Advertisement