Së bashku për një kolonë zanore

Bashkëpunim muzikor dhe kinematografik mes Timberlake dhe Marcus Mumford të Mumford & Sons. Ylli amerikan i popit dhe lideri i kuartetit londinez kanë prodhuar muzikën për kolonën zanore të filmit të ri të vëllezërve Coen, “Inside Llewyn Davis”. Përveç punës për kolonën zanore Justin është edhe pjesë e kastit të aktorëve të filmit frymëzuar nga jeta e këngëtarit Dave Van Ronk. Aktiv në vitet ’60, Dave konsiderohet si themeluesi i skenës new york-eze folk , e në fakt filmi e merr titullin pikërisht nga njëri prej albumeve më të famshëm të artistit “Inside Dave Van Ronk”. Justin dhe Marcus janë takuar në sheshxhirim, pasi në film luan edhe Carey Mulligan, bashkëshortja e Mumford. Mes artistëve kishte një sintoni të fortë dhe veç të tjerash u bënë miq të mirë. Justin Timberlake ka thënë se ishte shumë argëtuese të punonte me Marcus.

Advertisement