Vetëm pak ditë më parë, u publikua kënga zyrtare e Kampionatit Botëror, e kënduar nga Era, Will Smith e Nicky Jam, me producent DJ Diplo.

E pas këtij lajmi të bujshëm, Era dhe Nora ndodhen në studion muzikore të DJ Mixey dhe menjëherë na lindi pyetja nëse do të ketë një bashkëpunim mes motrave. Në fakt jo, Era ka qenë thjesht duke shoqëruar Norën, e cila po përgatit një këngë të re, që pas bashkëpunimit të saj me Gjikon, “Gabime”.
Jemi të sigurt që Nora nuk do na zhgënjejë, edhe pse do ishte bukur të dëgjonim një bashkëpunim mes dy artisteve kaq shumë të përfolura.

Advertisement