Destinacioni ku Harry dhe Meghan do të kalojnë muajin e mjaltit është thjesht magjepsës (Video)

Pas fustanit, ceremonisë, grimit të Megahn e shumë detaje të tjera nga dasma mbretërore, radhën e ka vendi ku Meghan dhe Harry do të kalojnë muajin e mjaltit.

Burime për TMZ, konfirmojnë se çifti ka zgjedhur Kanadanë për të kaluar muajin e mjaltit.
Nuk dihet se kur do të shkojnë, por siguria do të jetë maksimale. Ata do të shkojnë në Alberta të Kanadasë, në parkun e “Fairmont Jasper Park Lodge”, i cili konsiderohet si “parajsa kanadeze” dhe ka një histori të gjatë me vizitorë mbretëror.

Advertisement

Mbreti George VI and mbretëresha Elizabeth (nëna e mbretëreshës aktuale) kanë qenë aty në vitin 1939. Ndërsa mbretëresha aktuale me princin Philip e kanë vizituar këtë vend në vitin 2005. Po ashtu ky është vendi ku është xhiruar filmi “River of No Return” me Marilyn Monroe dhe Robert Mitchum në vitin 1954.

Oh, thjesht mbreslënëse!