Këngëtarja e njohur Celine Dion Me rastin e ditës së Falënderimeve, sot, më 26 nëntor, artistja publikoi një mesazh në Instagram, ku falënderoi familjen, fansat, ekipin mjekësor dhe të gjithë bashkëpunëtorët që e ndihmuan të rikthehej te performancat muzikore. Në postimin e saj, Dion e cilësoi rikthimin në skenë si një dhuratë të jashtëzakonshme, duke theksuar se dashuria dhe mbështetja e njerëzve të saj të afërt kanë qenë vendimtare.
“Këtë Ditë Falënderimesh, zemra ime është e mbushur me mirënjohje. Për dashurinë e familjes sime, mbështetjen e pakushtëzuar të fansave të mi dhe dhuratën e jashtëzakonshme që këtë vit pata mundësinë të rikthehem sërish në skenë. Mirënjohja ime është më e madhe se fjalët mund ta shprehin.
Pas kaq shumë sfidash, rikthimi në skenë u bë i mundur falë një rrethi të jashtëzakonshëm njerëzish: ekipit tim mjekësor, stafit tim personal, të gjithë atyre që punuan me përkushtim për ta bërë këtë spektakël realitet, si dhe shumë njerëzve të tjerë anembanë botës, kontributi i të cilëve, i madh apo i vogël, e bëri të mundur këtë moment kaq të veçantë.
Secilit prej jush, familjes sime dhe fansave që nuk reshtën kurrë së besuari tek unë, ju them nga zemra: Faleminderit! Mirënjohja ime ndaj jush do të jetë e përjetshme.
Ju uroj të gjithëve një Ditë Falënderimesh të bukur, të mbushur me dashuri, ngrohtësi dhe bekime!” ❤️


