I ftuar sot në emisionin e përditshëm You & Me në NRG Radio me Julkën dhe Arjonin ishte themeluesi i fondacionit në ndihmë të njerëzve në nevojë “Fundjavë Ndryshe”, Arbër Hajdari.

Pas shumë pyetjeve të ngritura dhe shpjegimeve nga ana e Arbërit, ai gjithashtu zbuloi dhe projektin më të fundit të fondacionit, i cili këtë herë synon t’iu vijë në ndihmë të rinjve.

Advertisement

“Unë mendoj se ka shumë të rinj që kanë endrra shumë të bukura, por nuk kanë mundësi t’i realizojnë”, është shprehur Arbëri. Kështu nëpërmjet një sms-je të shpërndarë në 453 mijë njerëzve, të cilët janë pjesë e “Fundjavë Ndryshe”, është bërë e ditur se duke dërguar në numrin 52222 me tekst “1”, mund të dhurojnë 100 lek për fondacionin. Shuma e grumbulluar nga këto sms do të shkojë për financimin e ideve të të rinjve shqiptarë.

Idetë mund të jenë nga fusha të ndryshme, por sigurisht do të ketë një bord, i cili do të bëjë vlerësimin pasi ato duhet të vlejnë për Shqipërinë.

Për më tepër ndiqni intervistën e plotë më poshtë: