Për ne është një fjalë e dashur, por mesa duket në vende të tjera të botës ka kuptim krejtësisht ndryshe.

Pasi uroi të atin ditën e djeshme në Instagram, ku këngëtarja shkroi: “Gëzuar ditëlindjen, babi. Të dua, më ka marr malli, do doja të isha në shtëpi tani dhe të të dhuroja një përqafim dhe një puthje të madhe!”, menjëherë iu desh të ndryshonte gjithë këtë dedikim për një arsye qesharake.

Advertisement

 Dihet se tashmë Dua Lipa është një këngëtare me famë botërore dhe Instagrami i saj ka rreth 7.8 milionë ndjekës. Prej tyre (të cilët janë nga e gjithë bota), fansat malajzianë nuk i kanë kursyer batutat duke treguar se emri “babi” në gjuhën e tyre do të thotë “derr”.

E megjithatë, shumë të tjerë i kanë ardhur në mbrojtje Duas, por tepër vonë, pasi 23-vjeçarja e rishkroi dedikimin në anglisht.