Jo vetëm që Drake vendosi të publikojë dy këngë krejt të reja këtë fundjavë, ai gjithashtu zbuloi dhe titullin e projektit të tij të ardhshëm ose albumit “Scary Hours”.

Dhe sikur muzika e tij e re nuk mjaftonte të ishte emocionuese, Drake gjithashtu na dha dhe një referencë të papritur, por plotësisht të mirëpritur, në  lidhje me Jennifer Lopez.

Advertisement

 Siç e dimë, romanca mes Drake dhe Lopez ishte e shkurtër, por e ëmbël, dhe thashethemet rreth çiftit u përhapën në dhjetor të 2016-ës, duke i dhënë fund me ndarjen e tyre në mars 2017. Drake duket se nuk e ka harruar  marrëdhënien, edhe pse Lopez që nga ajo kohë është e lidhur me Alex Rodriguez.

Këtë e tregojnë qartë dhe dy këngët e reja,”Diplomatic Immunity” dhe “God’s Plan,” , të cilat na japin një ide se çfarë mund të presin tjetër nga Drake. Dhe është pikërisht në singëllin “Diplomatic Immunity” një varg ku Drake i referohet marrëdhënies së tij me Lopez duke thënë, “2010-a ishte kur humba një shkëlqim/ 2017-a kur humba një J.Lo.” Ups!