Sot është Dita Ndërkombëtare e Përqafimit, një ngjarje vjetore e dedikuar për t’i dhënë dashuri të gjithë personave të afërt dhe jo vetëm…

Kjo datë u krijua nga Kevin Zaborney dhe ndodh çdo vit konkretisht më 21 janar. Kontakti i ngrohtë ka ndikim pozitiv në mendjen e të gjithëve.

Advertisement

Për herë të parë u zhvillua në Michigan në 1986, ku Kevin mori titullin si “ambasador i përqafimit”.

Katër çifte në Londër kanë thyer disa rekorde botërore duke u përqafuar pa u ndarë për 24 orë dhe 44 minuta. Pjesëmarrësit lejoheshin të ndaheshin vetëm kur kishin nevoja për të përdorur tualetin.

Dhuroni sa më shumë përqafime e dashuri sot, është dita e duhur!