Kosovë – Fillon fushata zgjedhore për zgjedhjet e jashtëzakonshme

Sot ka filluar fushata zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 12 Dhjetorit, ku të drejtë vote do të kenë rreth 1.6 milionë qytetarë.

Greqi – Punonjësit e mediave nisin grevë 24 orëshe

Konfederata e Unioneve të Gazetarëve Grekë ka filluar sot, prej orës 6:00 të mëngjesit një grevë 24 orëshe.

SHBA – Themeluesi i Uikileaks shpallet në kërkim nga Interpoli

Me kërkesën e Suedisë Interpoli vendosi emrin e Julian Assange, themeluesit të Uikileaks, në listën e personave më të kërkuar.

SHBA – Kina të ushtrojë presion ndaj Koresë së Veriut

Shtëpia e Bardhë pohoi se është detyrë e Kinës që të ushtrojë presion ndaj Koresë së Veriut që të heqë dorë nga kokëfortësia në marrëdhëniet me vendet e tjera.

Izrael – Lieberman: duhet të mendojmë për një marrëveshje ndërmjetësimi me palestinezët

Ministri izraelit i Punëve të Jashtme, Avigdor Lierberman tha sot se moratoriumi i ndërtimeve në Bregun Perëndimor ishte një dështim, dhe se ideja për arritjen e paqes së përhershme me palestinezët vitin tjetër është jo realiste.