Greqi – Punonjësit e mediave nisin grevë 24 orëshe

Në të gjitha kanalet televizive, radiot e ndryshme, agjensitë e lajmeve si edhe në shumicën e faqeve të internetit informative është ndërprerë puna, ndërsa nesër nuk do të botohet asnjë prej gazetave të vendit. Në deklaratën e Konfederatës së Gazetarëve thuhet se të punësuarit në media “nuk do të lejojnë më reduktime të rrogave, zhvlerësim të kontratës së përgjithshme të punës, apo pushime nga puna”. Krahasuar me vende të tjera të BE që kanë popullsi gjashtë herë më të madhe si Franca dhe Italia, në Greqi numri i gazetave është katër herë më i madh. Analistët theksojnë se kriza në industrinë e informacionit është thelluar edhe për faktin që mediat vendase nuk konkuruan në tregun real të konsumatorëve, por në atë të ndikimit politik, duke humbur kështu besueshmërinë dhe vërtetësinë.

Advertisement