Izrael – Lieberman: duhet të mendojmë për një marrëveshje ndërmjetësimi me palestinezët

“Pamundësia e arritjes së marrëveshjes së paqes së përhershme në vitin e ardhshëm po kuptohet gjithnjë e më shumë, kështu që në vend të kësaj ne duhet të mendojmë për një marrëveshje ndërmjetësimi”, theksoi Lieberman gjatë një prononcimi për radion izraelite. “Po ashtu në çështjen e moratoriumit të ndërtimeve, ne e kemi parë se ngrirja nuk të çon në ndonjë zgjidhje në negociata. Unë mendoj se kjo është e qartë sot. Nuk do të ketë më ndërprerje. Ne duhet ta heqim këtë fjalë nga leksiku jonë”, theksoi Lieberman. Lieberman po ashtu iu referua sondazheve të fundit sipas të cilëve, një numër gjithnjë e më i madh izraelitësh mbështesin idenë që qytetarët duhet të shprehin besnikërinë ndaj Izraelit si një shtet hebre.

Advertisement