Këtë të diel do të mbahet MTV Video Music Awards. Shfaqja do të mbahet në ambient të hapur, do moderohet nga Keke Palmer, por mes prezantuesve të fituesve do jetë edhe Bebe Rexha.
Nuk është e vetmja shqiptare pjesë e këtij eventi. Ava Max konkurron për çmimin “Artistja depërtuese e vitit”, ndërsa Dua Lipa është e nominuar gjithsej në katër kategori: “Regjia më e mirë”, “Koreografia më e mirë”, “Editimi më i mirë” dhe “Efektet vizuale më të mira”.