E mbajti ‘të fshehur’ për 25 vite! Britney Spears publikon këngën e shkruar me Justin Timberlake.

Monday, October 12, 2026

Ylli amerikan i muzikës pop, Britney Spears, ka rikthyer në vëmendje një projekt muzikor të mbetur për vite me radhë jashtë publikimit zyrtar. Bëhet fjalë për këngën “She’ll Never Be Me”, e regjistruar fillimisht për albumin e saj të tretë, “Britney”, i cili u publikua në vitin 2001.

Kënga u shkrua nga Spears në bashkëpunim me tre artistë të tjerë, mes tyre edhe Justin Timberlake, me të cilin këngëtarja ishte në një lidhje romantike në atë periudhë.

Publikimi i saj vjen përpara daljes së një versioni të ri të albumit “Britney”, i planifikuar për më 6 nëntor, në kuadër të 25-vjetorit të tij.

Albumi shënoi një tjetër sukses në karrierën e Spears, pas dy projekteve të saj të para, “Baby One More Time” dhe “Oops! I Did It Again”, të cilat e kthyen atë në një nga emrat më të njohur të muzikës pop në fund të viteve 1990 dhe në fillim të viteve 2000.

Bashkëpunimi me Justin Timberlake

“She’ll Never Be Me” nuk është bashkëpunimi i vetëm muzikor mes Britney Spears dhe Justin Timberlake. Në albumin “Britney” përfshihet edhe kënga “What It’s Like to Be Me”, e cila mbyll albumin dhe në krijimin e së cilës kontribuoi edhe Timberlake.

Ky projekt u vlerësua gjithashtu në kontekstin e suksesit të albumit, i cili mori një nominim për albumin më të mirë vokal pop në ceremoninë e çmimeve Grammy të vitit 2003.

Spears dhe Timberlake u njohën për herë të parë në vitin 1992, gjatë pjesëmarrjes në programin televiziv “The Mickey Mouse Club”. Ata nisën një lidhje romantike në vitin 1999, e cila zgjati deri në vitin 2002.

Rikthimi i parë muzikor pas vitit 2023

Megjithëse “She’ll Never Be Me” u regjistrua që në vitin 2001, publikimi i saj zyrtar shënon një moment të veçantë për fansat e këngëtares, të cilët kanë pritur prej kohësh të dëgjojnë materiale të parealizuara nga ajo periudhë e karrierës së saj.

Kënga vjen pas singëllit “Mind Your Business”, të publikuar në vitin 2023 në bashkëpunim me will.i.am, dhe përbën publikimin e parë të një kënge të re nga arkivi muzikor i Spears që nga ajo kohë.

RELATED ARTICLES
Advertisement
DIGICOM