Rihanna mund të ketë plot 170 këngë të papublikuara në arkivin e saj muzikor. Zbulimin e bëri vetë këngëtarja, e cila me një përgjigje plot humor ka shtuar edhe më shumë kureshtjen e fansave për rikthimin e saj me projekte të reja muzikore.
Artistja 38-vjeçare zhvilloi një transmetim të drejtpërdrejtë në TikTok më 7 tetor, gjatë promovimit të produkteve të reja të markës së saj të kozmetikës. Gjatë bisedës, një fans e pyeti se sa këngë të papublikuara ka në arkivin e saj.
Rihanna iu përgjigj me humor, duke bërë një përllogaritje të shpejtë dhe duke thënë se ka “të paktën” 170 këngë.
“Nëse në një kasafortë ka 10 produkte, atëherë unë kam të paktën 17 kasaforta”, u shpreh ajo, duke lënë të kuptohet se ka një numër të konsiderueshëm regjistrimesh që ende nuk janë publikuar.
Ndërkohë, në gusht, partneri i saj, reperi A$AP Rocky, zbuloi se Rihanna ishte rikthyer në studio për të punuar në muzikë të re. Gjatë një interviste me Jason Lee, ai tha se këngëtarja ndodhej në studio, por më pas u pendua për zbulimin e këtij informacioni.
“Më fal, zemër. Ajo po punon, po krijon vërtet. Do të kem telashe pas kësaj”, tha ai me humor.
Tani, mbetet të shihet nëse Rihanna do t’i surprizojë fansat me një album të ri dhe nëse disa prej këngëve që ka mbajtur në arkiv prej vitesh do të publikohen së shpejti.

