NEW MUSIC |GASHI – “Mama” ft. Sting

Bashkëpunimi i Gashit me Sting tashmë është publikuar me një video zyrtare dhe fansat nuk mund të prisnin më shumë se kaq. “Mama” ka ardhur si dhurata e këtij sezoni për ndjekësit besnikë të këngëtarit me origjinë shqiptare, e është pak të thuash që prezenca e Sting është ajo çka i jep një tjetër ngjyrim projektit.

Ritëm, energji dhe njëkohësisht një frymë nostalgjie, që e ka kthyer bashkëpunimin menjëherë në të preferuarin e shumë adhuruesve të muzikës moderne. Kënga është pjesë e albumit të Gashit, “1984” dhe komentet në rrjet janë nga më pozitivet. Me aq sa ka zbuluar Gashi, projekti ka nisur të realizohet 5 vite më parë, ndërsa ka qenë ky momenti ideal që këngëtari, sëbashku me Sting, ta sillnin zyrtarisht për publikun.

Advertisement

Në një intervistë për “Forbes”, Gashi u shpreh se ndihet shumë krenar për “Mama”, sidomos pasi legjendari Sting pranoi menjëherë të ishte pjesë e projektit. E duke marrë parasysh gjithë energjinë që përcjell kënga, Gashi ka çdo të drejtë të ndihet kështu. Nëse po kërkoni të ‘arratiseni’ nga e tashmja, “Mama” është kënga që po kërkoni. Tani, përgatituni të klikoni ‘Replay’ disa herë rresht (jo për gjë, por e keni bërë këtë për shumë këngë ‘guilty pleasure’, kështuqë vështirë të mos e bëni për bashkëpunimin e një shqiptari me STING!)

Burimi: News31