“Shqiptaret janë të suksesshme se mbështeten nga mafia”, Bebe Rexha i kthen përgjigjen epike ndjekëses

Vajzat shqiptare po bëjnë namin në botë me talentin dhe punën e tyre. Duke qenë se ky është një fakt që të gjithë e kanë pranuar, dashakeqësit kanë filluar të gjejnë arsyet pse këngëtaret po marrin kaq shumë famë. Në Twitter po qarkullon postimi i një vajze që shprehet se ato po arrijnë sukses me hitet e tyre, sepse mbështeten nga mafia shqiptare.

Ajo ka përmendur artiste si Dua Lipa, Bebe Rexha, Ava Max dhe Rita Ora, duke thënë se është mafia ajo që investon para që këngët e tyre të kthehen në hite. Përpara se t’i jepnim ne rëndësi, ka qenë Bebe ajo që i ka kthyer vetë një përgjigje epike ndjekëses:

Advertisement

“Sinqerisht ky është një budallik. Gjithashtu nëse e ke “numrin e mafias” që thua se na bëri ne të famshme ma dërgon pak? Për pak do publikoj një këngë të re. Ndoshta ata më ndihmojnë dhe “më blejnë një hit” siç shprehesh ti. LOL. Mos i hiq vlerën asaj për të cilën vajzat shqiptare kanë luftuar fort.”

Vajzat shqiptare e kanë provuar në skenat ndërkombëtare se janë të suksseshme sepse kanë talent dhe punojnë fort për karrierën e tyre.

Burimi: News31.al