Lajme të shkëlqyera për Monstrat e Vegjël. Idhulli i tyre është parë në studion e regjistrimit edhe pse “Joanne” ka pak muaj që ka dalë. Pas “ARTPOP” fansat e Znj. Germanotta pritën një disk të ri për tre vite, por me sa duket këtë herë nuk do të jetë kështu. Producenti dhe autori Brian Kennedy, që ka punuar edhe më Rihanna-n për hitin “Disturbia”, publikoi në profilin e tij në Instargram një foto së bashku me Lady Gaga shoqëruar me tekstin “Sesioni i parë i vitit me @ladygaga & @dallasdavidson_ dy persona të jashtëzakonshëm! #readytoworkagain #newsound #inspired “.
Të jetë vallë një album i ri për Mamanë Monster në 2017-ën?

Advertisement