Shpërndarja e videove intime, Blerina Matraku mesazh për Adi Hilën: “Familja ime është e gjunjëzuar”.

Monday, October 5, 2026

Këngëtarja Blerina Matraku ka reaguar përmes disa postimeve në Instagram, ku i drejtohet kompozitorit Adi Hila dhe përshkruan gjendjen e rënduar emocionale që po përjeton. Ajo u ka kërkuar autoriteteve të ndërhyjnë, ndërsa ka folur për pasojat që ngjarja ka pasur edhe te familja e saj.

“Imazhi im është përdhosur dhe unë nuk kam sy e faqe të dal para asnjë individi, para asnjë familjari e para askujt”, shkruan ajo.

Shpërndarja e videove intime, Blerina Matraku mesazh për Adi

Duke iu drejtuar Hilës, këngëtarja shpreh zhgënjimin ndaj tij.

“Të kam mbivlerësuar e hiperbolizuar, por nuk ta fal”, shkruan Matraku, e cila më tej e akuzon se ka kaluar çdo kufi njerëzor.
Në të njëjtin postim, ajo përmend Klaudian, bashkëshorten e Hilës, duke pretenduar se kompozitori i kishte thënë se ishte i divorcuar. Matraku, gjithashtu i kërkon ndjesë vajzave të tij, duke shprehur keqardhje për dhimbjen e shkaktuar.

Shpërndarja e videove intime, Blerina Matraku mesazh për Adi

Një pjesë tjetër e reagimit lidhet me bashkëpunimin profesional me Hilën. Këngëtarja thekson se kishte paguar për çdo këngë dhe projekt muzikor, ndërsa kundërshton idenë se ka kërkuar të përfitojë famë prej tij.

“Unë nuk kam vuajtur kurrë për emër, nuk jam këngëtarja e studios tënde”, shkruan ajo.
Matraku përshkruan edhe sakrificat që ka bërë për të përballuar jetesën në Tiranë. Sipas saj, ka punuar në disa vende pune, përfshirë shërbimin ndaj klientit dhe përkthimet, dhe ka kërkuar punë të tjera për të përballuar shpenzimet.

Shpërndarja e videove intime, Blerina Matraku mesazh për Adi

Në një postim më vete, ajo u drejtohet autoriteteve shtetërore, duke kërkuar masa ligjore ndaj personave që kanë cenuar imazhin e saj.

“Ju lutem, ndalni këtë gjë të shëmtuar, ku po goditen njerëz të pafajshëm. Familja ime është e gjunjëzuar”, shkruan këngëtarja.
Në fund, ajo kërkon kohë dhe hapësirë për të marrë veten, përpara se ta raportojë çështjen dhe të ndjekë procedurat ligjore.

Sourceanabel
RELATED ARTICLES
Advertisement
DIGICOM