Nëse do të bënit një listë me yjet më të mirë të popit që nuk ishin në videon “Bad Blood” të Taylor Swift, me siguri do t’i gjeni në videon e ardhshme “Bitch I’m Madonna” të Madonna-s, e cila pritet të publikohet shumë shpejt. Madonna ka përdorur llogarinë e saj në Instragram për të zbuluar se ajo dhe Beyonce do të shfaqen në të njëjtën video së bashku… Por nuk mbaron këtu… Në klip do të shfaqet edhe Katy Perry, Miley Cyrus, Nicki Minaj (që është edhe pjesë e këngës) dhe Rita Ora. Mësohet se Madonna e ka pasur në plan këtë projekt përpara se të realizohej klipi i Taylor Swift. Nga koverat duket se klipet do të jenë të ngjashëm, megjithatë do të duhet të presim pak e t’a vërtetojmë…