Jennifer Hudson promovon barazinë për të dashururar dhe për t’u martuar me këdo që do në videon zyrtare të “I Still Love You”. Ky është singëlli më i fundit i shkëputur nga albumi “JHUD”. “Mendoja se koncepti ishte shumë i fuqishëm dhe shkonte më së miri me këtë këngë pozitive. Flet për dashurinë dhe faktin se cdo njeri ka të drejtë të dashurojë kë të dojë. Mendova se do të ishte shumë e fuqishme që të merrja konceptin e barazisë në dashuri paçka gjinisë së partnerit”,- ka deklaruar Jennifer Hudson gjatë një interviste për MTV.

Ja tek e keni videon emocionale pak më poshte. Shikim të mbarë.

Advertisement