“Ajo më pa mua”, George Clooney zbulon sekretin e martesës me Amal.

Tuesday, October 13, 2026

George Clooney ka zbuluar sekretin e martesës së tij me Amal Clooney, me rastin e 12-vjetorit të martesës së tyre. Aktori 65-vjeçar dhe bashkëshortja e tij, avokatja 48-vjeçare, kanë folur për marrëdhënien e tyre, duke theksuar se ndihen jashtëzakonisht me fat që janë njohur dhe kanë gjetur njëri-tjetrin. Gjatë bisedës nuk kanë munguar as batutat dhe komentet me humor.

Çifti foli për marrëdhënien e tyre të premten, më 9 tetor, gjatë eventit “The Albies”, të organizuar nga Fondacioni Clooney për Drejtësi në Muzeun e Historisë Natyrore në Londër. Deklaratat erdhën pak ditë pas 12-vjetorit të martesës së tyre, të cilin e festuan më 27 shtator.

Në një intervistë për revistën People, ku u pyetën për sekretin e martesës së tyre të gjatë, aktori, fitues i dy çmimeve Oscar, e nisi përgjigjen me shaka.

“Ajo më pa mua”, tha George Clooney me humor. Më pas, ai shtoi: Jo, thjesht ndihemi shumë me fat dhe shumë të lumtur që kemi gjetur njëri-tjetrin.

Amal Clooney u shpreh me nota admiruese për bashkëshortin e saj.

“Nëse zgjedh njeriun më të mrekullueshëm, atëherë gjithçka tjetër shkon mirë.”

I pyetur se çfarë dashuron më shumë te bashkëshortja e tij, e cila është një avokate e njohur në fushën e së drejtës ndërkombëtare dhe të të drejtave të njeriut, George Clooney u përgjigj me humor.

“Për këtë do të duhej një emision shumë, shumë më i gjatë.”

George dhe Amal Clooney u njohën në vitin 2013, kur një mik i përbashkët i prezantoi me njëri-tjetrin në shtëpinë e aktorit, pranë liqenit të Komos në Itali. Marrëdhënia e tyre u zhvillua shpejt dhe, në prill të vitit 2014, ata u fejuan. Në shtator të po atij viti, çifti u martua në Venecia, në një ceremoni madhështore ku morën pjesë familjarë dhe miq të njohur.

Në qershor të vitit 2017, George dhe Amal Clooney u bënë prindër të binjakëve Ella dhe Alexander, të cilët sot janë nëntë vjeç.

RELATED ARTICLES
Advertisement
DIGICOM