Të ftuar sot në emisionin e përditshëm You & Me në NRG Radio me Julkën dhe Arjonin, ishin çifti simpatik i këngëtarëve Venera Lumani dhe Lindi Islami.
Tashmë e dimë se sa herë ka të ftuar në emision, loja e përhershme është të “peshkojnë disa peshq, të cilët janë fjalë kyçe dhe në këtë rast, si Venera ashtu edhe Lindi iu duhej të flisnin rreth tyre. Peshku i radhës ishte “Puthja e Parë”…
Për këtë nisi të fliste Lindi, i cili zbuloi se ishte vetëm 7 vjeç, dhe kjo ndodhi në qytetin e tij të lindjes, në Shkodër. Kurse për Venerën, puthja me Lindin ka qenë e para për të.
Po puthja e parë midis tyre?
“Po ta them kështu, me një fjalë do ngjajë sikur…iiii si te gjitha çiftet, -u shpreh Lindi “Hë nga liqeni dhe ju -parapriu Arjoni, “bravo (duke qeshur) po ishte ora 7:30 e mengjesit pas një nate të gjatë jashtë, kemi qenë në punë, puna mbaroi në 2…” -vazhdoi Lindi.
Situaten e mori në dorë Venera ku shpjegoi si ndodhi e gjithe historia.
“Ishte ndër herët e para që une po vija dhe po rrija në Tirane, dhe ne në Shkup zakonisht bëjmë këtë gjë: takohemi me shoqërinë në park, pimë, hamë dhe pastaj ikim në club. Pas clubit kur na hahet prapë, blejmë për të ngrënë dhe shkojmë përsëri në park, dhe une thosha: ku ka një park ku rrinë të rinjte dhe faktikisht na erdhi vetëm liqeni në mendje. Pastaj i mora vesh këto historitë e liqenit” -tha Venera duke qeshur.
Arjoni, duke i ngacmuar, pyeti se kush prej të dyve hodhi hapin e parë dhe Venera shpjegoi sërish se ishte diçka spontante dhe rrodhi natyrshëm, megjithatë kishte diçka që i pengonte…
“Me hunden kemi pasur probleme…deri në momentin kur bëra operacionin” -tregoi me shaka Venera.