You&Me| Venera Lumani: Nuk kam konkurrencë!

Të ftuar sot në emisionin e përditshëm You & Me në NRG Radio me Julkën dhe Arjonin, ishin çifti simpatik i këngëtarëve Venera Lumani dhe Lindi Islami.

Pyetja e radhës për Lindin dhe Venerën lidhej me konkurrencën. A kanë pasur ata konkurrencë mes tyre apo artistëve të tjerë?

Advertisement

“Une mendoj se në art nuk duhet të ketë konkurrencë fare se është shumë e panevojshme. Çdokush ka riskun e vetë, çdokush ka talentin e vetë. Nese ka konkurrencë bastardohet çdo gjë, siç po ndodh kohët e fundit. Une jam shumë e lumtur kur shoh Elvanën që po bën një gjë shumë të bukur dhe une dua të frymezohem prej saj sepse është një inspirim i gjallë peër mua, une mundem të marr diçka nga ajo sepse po jetoj të njëjtën kohë me të. Nga Alban Skenderaj apo miriami gjithashtu, pra nuk ka vend e kohë për këtë. Pra ka kolege dhe jo konkurrence!”, përfundoi mjaft bukur këngëtarja.