(VIDEO) Kanye West nuk rri dot pa folur për Taylor Swift

Kanye West edhe një herë ka lënë gjurmë në MTV VMA.
Rreperi është ngjitur në skenë dhe fjalët e para që ka thënë ishin: “Unë jam Kanye West dhe kjo është dicka shumë e madhe për t’u thënë vecanërisht këtë vit…”
Ai ka folur për klipin e tij të shumëpërfolur “Famous” duke sqaruar se ai është një metaforë për muzikën dhe shoqërinë e sotme.
Kanye nuk ka lënë pa përmendur debatin që bëri aq shumë bujë me Taylor Swift duke treguar për të gjithë arsyen se përse i kishte telefonuar asaj lidhur me klipin.
“Në mënyrë që njerëzit ta kuptojnë se sa me fat jemi, video ishte shprehia e asaj që jemi sot, ne nga brenda televizorit. Sa për të vënë Anna Wintour afër me Donald Trump. Dua të them, unë futa edhe Ray J në klip. Kjo është fama! Po, të shoh Amber!
Gruaja ime është një gangstere, jo shumë gra të lejojnë ta thuash këtë. Jemi të gjithë në të njëjtën varkë, tani jemi edhe në të njëjtin krevat. Ndoshta varka të ndryshme.
Nëse e mendon, vetëm javën e kaluar janë vrarë 22 persona në Chicago dhe njerëzit më thonë se kam ende atë sherrin me Taylor, por unë ju dua të gjithëve… prandaj i telefonova asaj.”
Më pas ai ka prezantuar klipin e vet të ri, “Fade”.

Advertisement